Një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhur dje rreth orës 12.30 në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles, transmeton Almakos.
Ashtu si informuan nga policia, aksidenti ka ndodhur kur mopedi “Tomos” me targa nga Velesi e drejtuar nga Z.D.(30) e ka goditur gruan 68 vjeçare U.V. nga Velesi.
“Në aksident U.V. është lënduar rëndë për çka edhe është dërguar dhe mbajtur për shërim në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”, informuan nga MPB-ja.
Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik. Është kryer kontroll në vendngjarje dhe ku po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.