Takim i ri trelateral me 12 maj në Athinë midis Dimitrov, Koxijas dhe Nimic, deklaratat e shefave të dy diplomacive dhe mundësia që Zaev dhe Cipras të takohen në Sofje, u gjendën në fokusin e gazetarëve grek në tekstet për aktivitetet e djeshme në Selanik, në korniza të takimit të tretë të ministrave të Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe nikoqirit Greqisë, transmeton Almakos.
“Në mesin e muajit maj, takim i ri Koxijas-Dimitrov, në prezencën e Nimic”, “Koxijas për IRJM: Edhe ata të bëjnë lëshime nga ana e tyre”,” Matet optimizmi nga Koxijas dhe Dimitrov për çështjen e Shkupit”,” Takim i ri trelateral për emrin e IRJM në Athinë”,” Koxijas për emrin: Nëse ekzistonte zgjidhje për erga omnes, do të organizoja aheng”,” Dimitrov: Ekziston vullnet për zgjidhjen e kontestit të emrit, ndoshta do ta arrijmë trenin për në Evropë”, janë një pjesë e titujve të medieve greke.
Gazeta “Katimerini” e ka transmetuar deklaratën e shefit të diplomacisë greke se Athina ka bërë lëshime dhe se Maqedonia tashmë e ka radhën që t`i bëje lëshimet e saja, por nuk e përjashton mundësinë për takim të ri të kryeministrave të dy vendeve./Almakos/