Duke filluar që sot dhe gjatë gjasht muajve të ardhëshm qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusin urban elektrik me numër 15, të cilin Qyteti i Shkupit e lëshoi sot në qarkullim. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov njoftoi se gjatë vitit ka paraparë të ndahet buxhet për subvencionimin e autobusëve të ri elektrik.
-Bëhet fjalë për autobus efikas energjetik, i cili harxhon minimalisht sasi të energjisë elektrike, dhe është pajisur me sistem të shpejt për mbushje. Përparsia më e madhe është se nuk ka emisione të gazrave të të cilat ndotin ajrin, -deklaroi Shilegov.
Shilegov tha se është i vetëdijshëm që me një autobus nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin me ndotjen e ajrit në Shkup, megjithatë tha se po punojnë që ti eliminojnë të gjitha shkaqet që ndikojnë në ndotjen e ajrit.
Autobusët e ri elektrik për të cilët Qyteti i Shkupit para tre muajsh nënshkroi kontratë me kompaninë Chariot Motors, për përdorim të përkohshëm, do të qarkullojnë me numrat 15, 2 dhe 50./Almakos
Arbnora Memeti