Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, sot ishte në vizitë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherazi nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri.
Arsyeja e vizitës ishte vendosja e urave të komunikimit mes Lëvizjes Besa dhe LDK-së, ndërsa kryetari Gashi – edhe si deputet i zonës së dytë zgjedhore, u interesua edhe për bashkëpunimin në nivel komunal.
Duke vlerësuar orientimin politik, z. Haziri shprehu gatishmëri dhe vullnet të mirë që ta intensifikojë bashkëpunimin ndërpartiak dhe ndërshqiptar, gjithë kjo në kuadër të vlerave të përbashkëta, por edhe synimit të përbashkët për integrim euro-atlantik.