Sapo ka shperthyer një zjarr i madh në një objekt bagëtie në fshatin Leshkë të Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thotë se po intervenohet në këto momente me 4 automjete dhe 10 zjarrfiksa.

“Zjarri ka shpërthyer në një objekt bagëtia në fshatin Leshkë. Zjarrfiksat tetovar po bëjnë të pamundërën që zjarri të vëhet nën kontroll ku po intervenojmë me 4 automjete dhe10 zjarrfiksa, të lënduar nuk ka”, thekson për TetovaSot, komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti.
