Çmimet roaming për Maqedoninë dhe Serbinë do të reduktohen në muajin gusht ndërsa vendimi do të miratohet gjatë presidencës bullgare me BE, tha ministri bullgar i transportit, Ivajlo Moskovski.
Ai pret që së shpejti të ketë ulje të çmimit të roamingut edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Moskovski informoi se operatorët e telefonisë mobile nga Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia tashmë janë duke punuar në mënyrë aktive për nënshkrimin e një marrëveshjeje.