Shtëpia distributore “Katavej” tashmë për të dytin vit me radhë është pjesë e projektit të madh ndërkombëtar në të cilin merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa përbëhet prej kinodistribuuimit të filmit të animuar danez për fëmijë “Tregimi i pabesueshëm për dardhën gjigante”. Filmi prej nesër do të shfaqet në më shumë se 20 kino salla në Maqedoni dhe onlajn në platformën www.cinesquare.net.
Filmi i sinkronizuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase do të shfaqet në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Dibër, Prilep, Manastir, Veles, Ohër, Strugë, Radovish, Strumicë, Kavadar, Negotinë, Kërçovë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Pehçevë, Makedonski Brod, Demir Hisar, Krushevë, Qendra e Zhupës.
Ky film njëkohësisht shfaqet edhe në Kroaci dhe Shqipëri i sinkronizuar në gjuhën e vendeve ku shfaqet.
“Tregimi i pabesueshëm për dardhën gjigante” në regji të Filip Ajnstanin Lipski, Jurgen Lerdam dhe Malie Nesbi Fik ishte nominuar si filmi më i mirë për fëmijë në KPlus programin në suaza të Festivalit të filmit të Berlinit 2018.
Ky tregim i mëson fëmijët të fantazojnë, të jenë miq, të ndihmojnë dhe të jenë të gjindshëm dhe të shkathët.
Filmi bazohet në librin me emër të njëjtë të njohur për fëmijë nga Jakob Martin Strid dhe dedikohet për publikun ne moshës prej katër deri 14 vjeç.
“Katavej” për herë të dytë është organizator i një projekti të madh ndërkombëtar në suaza të programit MEDIA i Evropës Kreative. Vitin e kaluar me sukses e realizoi filmin e sinkronizuar “Gangsteri i vogël” të cilin e shikuan më shumë se 10.000 fëmijë vetëm në Maqedoni.