ava e Dallimeve Kulturore po zhvillohet në Tetovë nga data 30 prill deri më 5 maj për të tetën herë me radhë nga OJQ Multikultura. Java e Dallimeve Kulturore ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore të të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Në Tetovë me anë të një konference për shtyp u bë prezantimi i Edicionit të tetë, të Javës së Diversiteteve Kulturore që e organizon OJQ Multikultura me donatorët dhe bashkëpunëtorët. Sipas Vullnet Zenkut nga OJQ Multikultura, kjo javë do të jetë e ngjeshur me aktivitete kulturore.
Ndërkaq, në vazhdën e aktiviteve kulturore, poashtu Tetova i është bashkëngjitur ekspozitës udhëtuese, organizuar nga shtypshkronja Dituria nga Shqipëria, Arbëria Dizajn nga Tetova dhe Shoqata Arqipelagu nga Italia. Aktiviteti ka filluar në hapësirat e fakultetit të arteve në Tetovë, ku edhe është shfaqur ekspozita ndërsa organizatorët thanë se këto aktivitete ndërlidhen me librin dhe kanë edhe mbështetjen e BE-së.
Java e Kulturës është përkrahur nga Ministria e Kulturës, dhe gjatë gjithë javës do të sjellë aktivitete të ndryshme, ku ndër të tjera do të organizohen punëtori për tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve me nxënësit e shkollave të mesme, diskutime me grupe të ndryshme etnike, poashtu do të organizohet ekskursion në qytetin e Manastirit për aktivistët e Multikulturës. /B. J. /