Ministrja e Mbrojtjes, e cila gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, gjatë konferencës për shtyp në shtetin federal të Vermontit, tha se gjendet në SHBA për të kërkuar mbështetjen e shtetit amerikan, si partner strategjik, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO gjatë samitit të qershorit.
“Qëllimi im është të kërkoj mbështetjen e partnerit strategjik të Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara, përpara Samitit të NATO-s. Maqedonia e meriton vendin e saj në NATO, kemi punuar shumë. Ne kemi treguar se Maqedonia është një partner i përkushtuar në të cilin anëtaret e Aleancës mund të llogarisin. Besojmë se ftesa për Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO do të kontribuojë për stabilitetin tonë, por edhe për stabilitetin në rajon dhe do të jetë në interesin e SHBA-ve”, tha Shekerinska.
Shekerinska nga dita e premte qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, brenda së cilës u takua me zv/ndihmësen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper, si dhe zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetin.