Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Sheqerinska në Uashington, sot do të takohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis, që do të jetë takim i parë dypalësh zyrtar me sekretar amerikan të Mbrojtjes pas shumë vitesh.
Në takim do të konfirmohet partneriteti strategjik midis Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së. Takimi realizohet në prag të samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në korrik në Bruksel.
“Vizita zyrtare në SHBA dhe takimi me sekretarin e Mbrojtjes, Matis ndodh në periudhë kyçe, dy muaj para Samitit të NATO-s. Kjo është mundësi e shkëlqyer për të treguar se sa i rëndësishëm është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe të tregojmë se kjo gjithashtu sjell vlera për vendet anëtare të NATO-s. Me sekretarin amerikan të Mbrojtjes do të bisedojë për partneritetin tonë strategjik, për reformat në mbrojtje, por dhe për të gjitha angazhimet të cilat Maqedonia mund t’ia ofrojë NATO-s, në aspektin e rritjes së sigurisë në rajon dhe në kontinentin Evropian”, deklaroi Sheqerinska para takimit.