Analisti Alfred Lela thotë se krerët e shtetit shqiptar nuk i qortojnë politikanët shqiptar të Maqedonisë për dëmin dhe margjinalizimin e popullit të tyre sepse politikanët e të dy anëve të kufirit janë të papërgjegjshëm ndaj popullit të tyre.
Lela thekson se Tirana zyrtare nuk mund të eksportoj vlera në palën tjetër të trungut shqiptar sepse ndanë mentalitet të përbashkët me politikanët e Maqedonisë. Sipas tij, politika e Tiranës nuk mund të jetë shembull i mirë reflektues për vendet tjera shqiptare, për shkak se i mungon mendjekthejlltësia politike.
‘’Partitë shqipëtare i bashkon ngjajshmëria ose lehtësia me të cilën e marin një gjë që është e shejtë, që është pushteti i parë si mundësi për të përmisuar fatet e popullit tënd dhe e marrin shumë leht mesa duket të dyja palët politikanët shqiptarë të këtushëm dhe politikanët shqiptarë të atjeshëm nuk e vënë ujin në zjarr nuk e kanë atë brengë, nuk e kanë hallin e të kuptuarit dhe prap vijmë te ajo pse nuk kanë një projekt të përbashkët për shqiptarinë ja kjo është tregues i mungesës së një projekti’’, deklaron Lela në një intervistë për Almakos.
Ai vlerëson se kryenaltësia dhe inati në mes drejtuesve të partive politike në Maqedoni, ka bërë që shqipëtarët të përçahen në shumë parti.
‘’Në ndërkohë që problemit i shqiptarëve në Maqedoni është një nuk është disa unë nuk e di pse duhet të përfaqësohet nga shtatë-tetë ose dymbëdhjetë parti kjo sigurisht e dëmton dhe kjo tregon se si fiton inati dhe kryenaltsia e shqiptarit mbi çështjen mbi atë që është e përbashkët,’’ thekson Lela.
Sipas tij, shqiptarët janë pengje të menatlitetit ballkanik të elitave politika, të cilët interesat e tyre i venë para interesave të shqiptarëve..
Arbnora Memeti
Almakos