30 April 2018 / 12:02
Gjatë kryerjes së një kontrolli rutinë qarkullimi, policia e Gostivarit ka gjetur në një veturë të tipit “Golf” me targa të Shkupit, një armë të tipit “Zastava M-57” kalibër 7,62 dhe një karikator me nëntë fishekë. Personi që posedonte armën është ndaluar dhe shoqëruar në polici.
Në rrugën “Ilindeska” në Gostivar nëpunësit policorë kanë ndalur një automjet motorik për udhëtim “Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.L (32) nga Shkupi, gjatë kontrollit të të cilit nën karrigen e bashkudhëtarit kanë zbuluar një çantë të kuqe në të cilën ka pasur një armë zjarri “Zastava M-57” kalibër 7,62 mm dhe një karikator me nëntë plumba – thuhet në komunikatën e policisë.