Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri mori pjesë në gala koncertin e mbajtur në hapësirat e Pallatit të Kulturës në Tetovë.
Në gala koncert performoi sopranja e mirënjohur shqiptare Inva Mula e shoqëruar nga Orkestra Filharmonike e Maqedonisë nën udhëheqjen e dirigjentit Gridi Kraja. Në qendër të programit ishte simfonia “Nuredini” e përpiluar nga kompozitori austriak Meinhard Rüdenauer e dedikuar Aki Nuredinit, përkrahës e promovues i artistëve shqiptarë.
Sekretari Aziri përgëzoi, falënderoi dhe i dhuroi mirënjohjen Aki Nuredinit i cili me vendim unanim të Bordit të Festivalit Skena e Muzikës Serioze Shaiptare u shpall si Mik i Artit për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkulturor.
Koncerti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës teksa në mesin e pjesëmarrësve përpos të mirënjohurve si Ridenhauer dhe Nuredini kishte politikanë, artistë e të tjerë.