Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve për Grupin Mbështetës të Ohrit për Maqedoninë, i cili përbëhet nga ish-zyrtarë të lartë dhe diplomatë të BE-së dhe NATO-s. Ai deklaroi se Serbia nuk ka nevojë për një mekanizëm sikur Grupi i Ohrit.
“Serbia nuk ka aspirata për të hyrë në asnjë aleancë ushtarake, madje as në NATO. Nëse disa qeveri të tjera duan ta bëjnë këtë, unë jam mjaft i sigurt se asnjë grup nuk do t’u duhet. Dhe, sa i përket meje, nuk mendoj se kjo është rruga më e mirë e Serbisë”, tha Vuçiq.
Sipas tij, politika që ai po udhëheq sot është më e mira, më e mençura dhe më e sigurt për Serbinë. /SHENJA/