Ndërprerje të kumunikacionit sot do të ketë në rrugën Përshevcë – Jegunovcë, Komuna e Tearcës për shkak të asfaltimit, njoftojne nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Nga kjo shoqatë vozitësve ju rekomangojnë ngarje të kujdesshme të makimave, shpejtësi të përshatshme me kushtet e rrugëve dhe përputhshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut.
Nëpër gryka dhe vende të larta malore është e mundur që të ketë edhe rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçanë- Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar Resen – Bukovë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM./Gazeta Express.