Në pritje të vikendit, si dhe për shkak të paralajmërimit të temperaturave të larta, i njoftojmë qytetarët që gjatë vizitës së vendeve për piknikë dhe shëtitje në suaza të Park – pyllit “Vodno”, Parkut të natyrës “Gazi Baba”, QRS “Saraj” dhe në QRS liqeni “Treska”, të jenë të kujdesshëm, të gatshëm dhe me zgjuarsi të parandalojnë rrezikun e shfaqjes së zjarreve eventuale në mjedise të hapura.
Si masa të domosdoshme për zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së zjarreve, NP “Parqe dhe gjelbërime” u apelon të gjithë qytetarëve të R. së Maqedonisë:
-të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura dhe në vende të pasigurta;
-të mos hedhin qelqe, shishe nga qelqi dhe mbeturina tjera nga qelqi;
-të mos ndezin mbeturina dhe materiale tjera të ndezshme;
-të mos hedhin bishta dhe mbetje të cigareve.
Është obligim i çdo qytetari që në rastet kur vërejnë zjarre në mjedise të hapura ti paraqesin ato në një afat sa më të shkurtër kohorë deri te institucionet kompetente. Zjarret e tilla së pari duhet të paraqiten në shërbimin zjarrfikës në numrin 193 dhe në Seksionin rajonal të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në varësi prej territorit ku janë shfaqur zjarret. /koha.mk/