Në kuadër të projektit të përbashkët ,,Kujdesu për çdo fëmijë sikur për fëmiun tënd,, ku si bartës të këtij projekti janë, shoqëria Kulturo-humanitare “Vepra” dhe shoqëria AVFI Cirih nga fshati Bogovinë, në bashkëpunim me Shkollën fillore “Abdil Feashëri” të po të njëjtit fshat, me aktivitete konkrete dhe praktike, sotë më 27 prill, u bashkangjitë edhe Sektori për punë të brendëshme Tetovë.
Efektivët e policisë të SPB Tetovë, nga afër u njoftuan me filloristët e rinj, klasët e para të shkollës së Bogovinës, dhe i mësuanë si të lëvizin dhe ta kalojnë rrugën të sigurtë, kurse drejtusve të automjeteve ju demonstronin dhe i këshillonin, se si ata të sillen nëper vendbanime, kryesisht kurë kalojnë në afërsi të Shkollave.
Qëllimi i aktiviteteve te ditës së sotme, në të cilën me pjesëmarjen e sajë participonte edhe SPB Tetovë, krahas tjerash, ishte edhe për të dhënë kontributin, për ngritjen e vetëdijes, dhe kulturës së nxënësve në komunikacion dhe rrugë, ku në përditshmëri janë pjesmarës si këmbësorë si biçiklist e kështu me radhë. Përveç kësaj, qëllimi ishte qe tju bëhet me dije vozitësve, që gjithmonë dhe gjithkundë, të ju juepet përparësi këmbësorëve, në veçanti nxënësve, në funksion të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në rrugë. Kjo për shkak se kohëve të fundit, në rajonin më të gjërë të Tetovës, janë shpeshtuar aksidentet rrugore, me këmbësorë të lënduar, mes të cilave gjenden edhe fëmijë të moshës së mitur, në të shumtën e rasteve, për shkak të mosëdhënjes së përparësisë, shpejtësi e tejkaluar e kështu me radhë.
Aktivitete të këtilla dhe të ngjajshme me këtë, planifikohen edhe në të ardhmen, ku SPB Tetovë, vetëvetiu, ose si organizatorë do ti realizojë, në kontekstin preventivo- edukative.