Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Me këtë kualifikim, prokuroria në krye me Marko Zvërlevskin e filloi hetimin për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar. Nëntë të akuzuar pranuan fajin dhe pas një muaji jo të plotë nga dhuna, morën dënime për burg me kusht.
Pas reagimeve të shumta në opinion për kualifikimin e butë të veprës, rastin e morri Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Ky Institucion filloi të hetojë tregues për grup të organizuar i cili me paramendim, me ndihmën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka hyrë në institucionin ligjvënës. Në ndërkohë, u shqiptua edhe dënimi i parë me burg. Sulmuesi i Radmila Sheqerinskës mori dënim me burg prej katër viteve.
Në ndërkohë Prokuroria për Krim të Organizuar pas ndërrimit të prokurorit publik dhe emërimit të Lubomir Joveskit, ngriti aktakuzë për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues kundër 30 personave. Pesë prej tyre janë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.
Në mesin e të akuzuarve janë edhe funksionarë të lartë të policisë. Ish drejtoi i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov akuzohet se nuk ka dhënë urdhër që të ndërpritet dhuna si dhe disa kryeshefa të MPB-së dhe sigurimi i Kuvendit. Avokati Zvonko Davidoviq, i cili e mbron Dushko Lazarovin, ish shefin e Forcave Speciale të Policisë, pret gjykim korrekt përmes të cilit do të shpjegohet zinxhiri i përgjegjësisë komanduese në polici.
Në çdo rast, nuk përfshihen të gjithë personat për të cilët prisja të përfshihen. Ata gjykoheshin në disa lëndë, edhe ju jeni të vetëdijshëm ku ata ishin pjesë e pjesëmarrjes në turmë, një pjesë për cenim terrorist të rendit kushtetues, që krijon një ndjenjë të çuditshme dhe dyshim në mënyrën se si vepron prokuroria – tha Zvonko Davidoviq, avokat i Dushko Lazarovit.
Ndryshe, në akuzë nuk zbulohet se cili është porositësi i dyshuar i dhunës. Megjithatë, në një pjesë të saj thuhet se njëri nga truprojat e ish liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes telefonit ka kontaktuar me Aleksandar Vasilevskin- Ninxha, i cili akuzohet se i ka organizuar personat e maskuar të cilët janë futur në Kuvend. Aktakuza për ngjarjet e 27 prillit tashmë gjendet për vlerësim në Gjykatën Penale. Tashmë ka kaluar një muaj pasi Prokuroria për Krim të Organizuar e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 dhe ende rrjedhin afatet për ankimim të përmbajtjes së dokumentit.