Pas vlerësimit se “Drislla” është një ndër ndotësit e mëdhenj të ajrit në Shkup, ajo u mbyll nga Inspektorati shtetëror i ambientit jetësor. “Drislla” u dënua me 8 500 euro për mosrespektim të standardeve ekologjike.
Gjatë vitit në këtë deponi digjen nga 500 deri 700 ton mbeturinë mjekësore. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se janë kryer të gjitha testimet e nevojshme për t’u siguruar se gjithçka është në rregull.
“Furra e re planifikohet të vendoset në punë në fillim të sezonit tjetër të ngrohjes. Përskaj instalimit të filtrit, me qëllim që të gjendet tërësisht një zgjidhje ekologjike, lënda djegëse me të cilën punonte deri sot furra me mazut është e zëvendësuar me gaz natyral”, – deklaroi Shilegov.