https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2142734549100719/
Kryeministri Zoran Zaev, sot ka bërë të ditur që bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë – do të përfundojnë në fundjavë. Zaev theksoi se në fillim të muajit Maj do të dihet më saktësisht përbërja e re e Qeverisë.
“Bisedimet janë në proces dhe shpresoj se këtë fundjavë do t’i përfundojmë. Pas festës do ti prezantoj dhe ministrat e ri, kurse më pas do të bëhet dhe ndryshim në disa vende te drejtorëve” – deklaroi Zaev gjatë pres – konferencës së sotme.
Zaev së fundmi pas paraljmërimit për rikonstruim të Qeverisë zbuloi se po bisedon me Lëvizjen BESA, Partin e Turqëve si dhe me PDSH-në e Menduh Thaçit.
Deri më tani Lëvizja Besa e Afrim Gashit ka konfirmuar publikisht se ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e Qeverisë, ndërsa interesim shpreh edhe Bilall Kasami./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2142734549100719/