Dejan Mitrovski-Urko, ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit, u paraqit në Gjykatën Penale në Shkup ku duhet të dëshmoj për furnizimin e “Mercedesit” luksoz.
Përveç Urkos në seancën e sotshme u paraqit edhe Zoran Vasilevski i cili nuk u paraqit në seancën e kaluar për arsye të udhëtimit zyrtar.
Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski,
Kurse të gjithë të akuzuarit akuzohen për blerjen e “Mercedesit” luksoz me vlerë 600 mijë euro.