24 April 2018 / 16:29
Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi u takuan në gjykatë. Sot filloi gjykimi për rastin Titanik 2 për parregullsi në zgjedhje. Në bankën e të akuzuarve u ulën edhe ish anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së, Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski, si dhe Bedredin Ibraimi nga PDSH. PSP-ja në gjykatë dorëzoi një tekst të konsoliduar të akuzës pasi Apeli vendosi që për krimin zgjedhor të mos përgjigjen edhe 5 gjykatësit e Gjykatës Administrative. Por gjykimi u shty për më 10 maj, që deri atëherë të pandehurit të njihen me akuzën. Mijallkov dhe Thaçi sot nuk deshën të flasin para kamerave.
Si do ta komentoni gjyqin?
Ju thashë, nuk do të komentoj, ka kohë – u përgjigj Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Specialja hetimin për parregullsi zgjedhore, për votim të mundshëm të porositur në KSHZ në vitin 2013, e filloi pasi LSDM publikoi biseda të përgjuara mes Mijallkovit dhe Thaçit se si merren vesh që Bedredin Ibrahimi ta mbështesë VMRO-DPMNE-në që të rivotohet në Strumicë.
Bomba
Menduh…Fol. Çfarë bën? Jam me disa njerëz. Kam një urgjencë për ty. Po. a mund të votoni për ne, tani për Strumicën? Mos të…Në komision? Po në KSHZ. Po mundet, menjëherë do të lajmërohem, por, kjo duhet tani, të fillohet tani, për 5 minuta do ta anulojmë pak…menjëherë, menjëherë. Menjëherë do të paraqitem, për një minutë të tregoj. Hajde.
Përkundër ankesës së PSP-së, Penalja dhe Apeli vendosën që pjesë e akuzës të mos jenë pesë gjyqtarët e Gjykatës Administrative. Titaniku është ndarë në tre akuza. Të premten në bankën e të akuzuarve do të ulen funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Bojan Stojanovski