Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që po mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin, Estoni, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi ka realizuar takim bilateral me kryetarin e Këshillit Nacional Austriak, z. Volfgang Sobotka.
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin, sidomos për atë që realizohet drejtpërdrejtë para ndërmarrjes së kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, që është sinjal i fuqishëm për përkrahjen e fuqishme të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari Sobotka, ka konfirmuar se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në proceset eurointegruese dhe me këtë rast theksoi se intensifikimi i këmbimit dhe komunikimit parlamentar mund të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të përgjithshme të të dyja vendeve. Në periudhën që vijon, pritet që të dy Parlamentet të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të Asamblesë Parlamentar të OSBE-së, nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta të deputetëve. Ai gjithashtu interesohej për ngjarjet aktuale në vend, veçanërisht për ndërtimin marrëdhënieve të mira fqinjësore, për arsye se të njëjtat janë me rëndësi kyçe për integrimin e vendit në familjen evropiane.