Në komisionin për çështje Evropiane sot fillon shqyrtimi i raportit të Komisionit Evropian për progres të Maqedonisë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Raportin e KE-së përpara deputetëve do ta prezantoj euroambasadori Samuel Zhbogar. Në seancë do të kenë fjalim edhe kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq konkluzion do të japë edhe Daniel Server nga Universiteti i Uashingtonit “Xhon Hopkins”.
Ndryshe, Maqedonia ka marrë rekomandim të pakushtëzuar në raportin e KE-së, por vendimi përfundimtar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Këshilli i Evropës do ta sjell në qershor.