Një delegacion i Komisionit të Kuvendit për financim dhe buxhet i kryesuar nga kryetarja Liljana Kuzmanovska prej sot deri të enjten do të qëndrojë për vizitë në Zagreb.
Qëllimi i vizitës është që deputetët të njihen me bashkëpunimin midis Entit Shtetëror për Revizion nga njëra anë dhe Parlamentit të Kroacisë dhe Komisionit për financim dhe buxhet nga ana tjetër si dhe mënyra e shqyrtimit të raporteve revizore.
Vizita është në kuadër të tuining projektit të EU-IPA “Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve dhe efikasiteti i Entit Shtetëror për revizion për kryerjen e revizionit të jashtëm”. Në kuadër të një komponenti të projektit, parashikohet përforcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i Entit Shtetëror për Revizionin me Kuvendin në Republikën e Maqedonisë, që është në monitoring të veçantë të Bashkimit Evropian.