Në lidhje me Propozimin e ri të Ligjit për Lojërat e Fatit, zëvendës Ministrja e financave Shiret Elezi informon se ndryshimet e reja për realizimin e lojërave të fatit janë publikuar në ENER që në fillim të muajit prill, por deri te Ministria e financave deri më tani nuk kanë arritur vërejtje dhe sugjerime. Në formë të shkruar sipas ligjit vërejtje dhe sugjerime për këtë Propozim ligj mundet të dorëzohen deri në fund të muajit.
Siç theksoi ajo inkurajohen të gjitha subjektet, dhe asociacionet të dërgojnë vërejtjet e tyre me shkrim në ministrinë e financave për këtë propozim ligj që është në shqyrtim publik deri në përfundim të këtij muaji.