Faktorët që shkaktojnë alergjitë janë nxehtësia, rrezet e diellit, pluhuri, gjelbërimi i barit ,lulëzimi i pemëve dhe lulëzimi i luleve. Alergjia mund të shfaqet tek çdo person nga mosha zero, deri tek personat në moshë të shtyer thonë mjekët.
Sipas mjekëve në çdo stinë të pranverës shfaqen alergji të reja, me simptoma ndryshe nga alergjitë ekzistuese. Një nga simptomat e para të alergjisë është kruarja e syve, skuqja, fryrja e qepallave të syrit, shtim i sekrecioneve, kollitja dhe lodhja, sqarojnë pulmologët. Ata këshillojnë personat që kanë probleme me alergjinë të shmangin qëndrimin e gjatë në natyrë dhe të kenë një mjedis të pastër në ambientin ku qëndrojnë.
“Lotimi i syve, krurja e syve, teshtitja, kollitja, skuqja e fytyrës, e duarve ose formë e puçrrave, këto janë të gjitha simptomat që mund të paraqiten prej alergjive”, shprehet pulmologia Sofjane Bellqishta.
Poashtu mjekët theksojnë se shkaktari i alergjisë është edhe imuniteti i dobët dhe trashëgimia familjare, dhe për këto duhet të ndermirën masat mekanike dhe medikamentoze.
“Ata persona që kanë probleme edhe nga vetë imuniteti i tyre që është i ulët, apo kanë trashëgimi nga familjet apo alergji atopike e cila shkon brez pas brezi, edhe ata pacient duhet të kenë kujdes në daljen në natyrë. Kemi masa mekanike dhe medikamentoze, masa mekanike është larja e syve me ujë të pastër, ndërsa për preparate që bëjnë larjen e syrit, mundë të përdoren preparate anti kongesive që do të thotë ngushtimin e enëve të gjakut që mos të bëhet zgjerimi i syrit se kur bëhet ajo atëherë vjen deri tek lotimi i tepërt dhe skuqja e syrit, mandej edhe antihistaminikët si preparat që mund të përdorim nëse zgjatin këto simptome mbi shtatë ditë”, shprehet pulmologia Sofjane Bellqishta.
Mjekët poashtu këshillojnë që personat të cilët janë të prekur nga alergjitë duhet të gjejnë kohë optimale për të dalur në ambient të hapur. Poashtu edhe personat të cilët janë me probleme kronike si astma, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës duhet të kenë kujdes ndaj alergjive. /TVM2/