Ekspertët kërkojnë angazhimin e të gjithë palëve shtetit, shoqërisë dhe universiteteve, për aplikimin e inovacioneve në arsim, me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë. Rektori i Universiteti te Shën Kirili dhe Metodi tha se kjo kërkon punë dhe mund.
Edhe nxënësit dhe studentët tonë janë të përqendruar në këtë proces. Në sistemin e arsimit të lartë të fakultetin tonë, ne mundohemi që tek të rinjtë të zhvillojmë kreativitetin dhe inovacionin që t’i bëjmë konkurrent në tregun e punës. Qëllimet dhe tendencat tona janë të drejtuar kah rritja dhe fuqizimi i lidhjes shtet, universitet dhe ekonomi. Vetëm kështu Universitetin mund ta vëmë në funksion të ekonomisë dhe në zhvillimin e shtetit – tha Nikolla Jankulovski,Rektori i USHKM.
Ambasadori i Holandës Valter Plomp thotë se zhvillimi i kreativitetit në shoqëri pa përfshirjen e institucioneve është i pamundur.
Kush ka menduar që mund të organizosh kreativitet në shoqëri apo në ekonomi pa përfshirjen e Qeverisë është definitivisht mendim i gabuar. Kemi nevojë për Qeverinë jo për të paguar apo për të udhëhequr por për tu koordinuar për të qenë të sigurt se segmente të ndryshme të shoqërisë të dinë se çka t’i dëshiron të bësh dhe të mundohen t’i lidhin pikat dhe njerëzit dhe të bëjnë më të mirën prej tyre – tha Vater Plomp, Ambasador i Holandës.
Drejtori i Fondit për Inovacion Jovan Despotovski ceku se të rinjtë përveç largimit nga vendi dhe punësimit në sektorin publik duhet të dinë se ekziston mundësia dhe mënyra se si të marrin mjete nga shteti dhe të mundohen të bëjnë biznes. Ai drejtoi gishtin e përgjegjësisë nga përgatitjet që ofron sistemi arsimor në vend.
Tash pas 7 ose 8 muajve a ka shoqëria jonë dhe sistemi i arsimimit mundësi pwr zhvillim të mendimit kritik dhe të kreativitetit? Ndoshta po, por nuk është e mjaftueshme dhe kjo është detyra jonë e parë si shoqëri, e dyta është sistemi arsimor të krijoj mendim kritik e pastaj të rinjtë jenë kreativ e në fund inovativ, dhe kjo është përparësia e të sistemeve bashkëkohore arsimore të gjithë vendeve të Evropës -dekalroi Jovan Despotovski, Drejtor i Fondit për Inovacinone.
E gjitha kjo u bisedua me rastin e 21 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Inovacionit, që ju kushtua inovacioneve në sistemin arsimor.
Valmira Zendeli