Do të paraqitem si dëshmitar në rastin “Monstra” nëse gjykata e kërkon këtë gjë nga unë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev, transmeton Almakos.
Në lidhje me deklaratat e familjeve të fëmijëve të mbytur dhe akuzat kundër tij se po i fsheh bombat për “Monstrën”, Zaev ka thënë se të gjitha materialet janë dorëzuar nga LSDM-ja te organet kompetente.
Për thëniet se ka një bisedë midis Fejzi Azirit, një prej të akuzuarve në rast, me ish kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta, Zaev sqaroi se në bomba ka pasur biseda midis dyve, ku Aziri ka kërkuar subvencione për bujqësi. Zaev këtë gjë ia ka thënë edhe prindërve të djemve të mbytur gjatë takimit me to.
Kryeministri ka shtuar se nuk e ka në plan që të bëhet hetues dhe këtë gjë ia le në dorë gjykatës./Almakos/