Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurën për ndërtimin e një shkolle fillore në Lubosh të Komunës së Studeniçanit, kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.
“Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për dhënien e miratimit për nisjen e procedurës për ndërtimin e shkollës fillore në Komunën e Studeniçanit. Bëhet fjalë për investim kapital që lidhet me përmirësimin e kushteve të nxënësve nga ky vendbanim dhe procesit arsimor të këtij rajoni i cili për shkak të rritjes së numrit të banorëve kanë nevoj reale për ndërtimin e një shkolle të re”, tha Hoxha.
Ndërsa gjithashtu Hoxha njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka marrë vendim për të nënshkruar vendimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për themelimin e një Qendër Kulturore Informative të Maqedonisë në Tiranë, dhe Qendër Kulturore Informative të Shqipërisë në Shkup, me themelimin e QKI presim që mëtej të rritet bashkëpunimi në mes dy shteteve në sferën e kulturës.