Maqedonia nuk përjashtohet nga fenomeni i lajmeve të rreme. Ky problem nuk është i ri, ndërsa avancimi teknologjik e rrit sfidën. Kjo u theksua sot në Samitin digjital në Shkup në kuadër të panelit “Mediat në epokën digjitale me lajme të rreme”.
“Problemi me lajmet e rreme është që humb besimi dhe kjo është sfida më e madhe për mediat tradicionale”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, theksoi se Maqedonia nuk përjashtohet nga fenomeni i lajmeve të rrene. “Shteti i robëruar besoj se është pas nesh, por mjetet ende janë këtu. Përveç çdo gjëje, praktika nuk u ndal. Për zgjedhjet lokale u krijua një trillim se në komunat nëpër Maqedoni do të banohen refugjatë. Kjo tani nuk po ndalet, kohë më parë është paraqitur një trillim se monumentet do të largohen me vinça bullgare”, theksoi Popovski.
Në drejtim të përballjes me këtë, vazhdoi ai, Qeveria ndaloi reklamim qeveritar, u angazhua për mbështetje të plotë të lirisë së mediave, transparencë dhe llogaridhënie, për çka është promovuar edhe mjeti.
Rejçel Urajt, gazetare dhe producente e Bi-Bi-Si-së, mendon se problemi më i madh tani është se informacionet, njerëzit nuk i marrin vetëm nga mediat tradicionale të cilat bëjnë filtrim, por informohen nga shumë anë dhe media të ndryshme.
Sipas saj, njerëzit nuk i analizojnë lajmet dhe gazetarët duhet ta bëjnë atë për ne, që tani është esenca e problemit me lajmet e rreme.
Erik Burns, ekspert për media dhe strategji nga SHBA-ja, tha se lajmet e rreme, siç kuptohen tani, në esencë janë informacione tradicionale të rreme dhe gjysmë të rreme, të pakontrolluara.