Sipas disa mediave maqedonase, statuja gjigante e “Aleksandrit të Madh” në sheshin e Shkupit që kishte një vlerë ndërtimi prej 10 milionë euro është në radhë për tu dislokuar. Ministria e Kulturës ka pranuar se ka elaborat për shqyrtimin e kësaj përmendoreje që është në listën e dislokimit të mundshëm, bashkë me përmendoret e “Nënë Terezes” dhe “Qoseto”, e cila është dislokuar kohë më parë. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev në
intervistën për TV24 ka theksuar se kjo përmendore nuk do të rrënohet apo dislokohet dhe se ajo nuk është çështje në bisedimet me palën greke. Procedura hetimore për ndërtimin e saj po kryhet nga Prokuroria Speciale, pasi që janë bërë shkelje ligjore dhe keqpërdorime.
(INA)
Data 24.02.2025
Aktuale
- Takime në Korçë, Elbasan dhe Tiranë me autorin e botimit të ALSAR-it, “Mësime rreth predikimit të Islamit”
- Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal
- Spitali “8 Shtatori” dhe aeroporti i Ohrit do të rikonstruohen, Qeveria shpalli projektet
- “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi
- Pollog/ Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore
- Mickoski: Kam besim të plotë në punën e zv/kryeministrit Mexhiti!
- Zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Jam paraqitur vetë! Nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë
- Mickoski: Kam besim të plot në punën e zv. Kryeministrit Izet Mexhiti dhe kam bashkëpunim të ngushtë me të