Më 27 prill do të realizohet takim i ri në Vjenë, ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic
Informacioni që do të mbahet takim është nxjerrë nga një pjesë e mediave greke, por pa pasur diçka të konfirmuar zyrtarisht ose që të demantohet.
Portali informativ “IN” bënë të ditur që temë bisede sigurisht që mund të jenë periudha kohore, diçka që u theksua edhe në takimin në Ohër.