As lajmet e rreme nuk shpëtuan pa u diskutuar në samitin digjital ndërkombëtar të mbajtur në të ashtuquajturin kreyqytetin botëror të lajmeve të rrejshme. Pjesa përmbyllëse e këtij samiti 2 ditor ishte pikërisht e fokusuar në mënyrat e luftimit të fenomenit të lajmeve të rrejshme. Ministri pa resor i ngarkuar për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim tha se lajmet e rrejshme kanë ardhur si rrezultat i keqqeverisjes së Gruevskit për 10 vite. Ai tha se si fokus i qeverisë së tij është pikërisht luftimi i këtij fenomeni. Nga ana tjetër për Methju Xhejkobs nga Biroja amerikane për Evropë dhe EuroAzi lajmet e rrejshme janë korruptim i vetëdijshëm i proceseve demokratike. Gazetarja e BBC-së Rejxhell Rajt informoi se në mediumin ku ajo punon ka një repart që punon në verifikimin e fakteve. Ajo tha se puna e gazetarëve ësthë që të verifikojnë faktet dhe burimet e informacioneve. Në këtë diskutim u theksua se është koha e fundit që të fillohet një strategji konkrete për luftimin e lajmeve të rrejshme.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal