Policia e Strugës njofton se në zjarrin që shpërtheu dje në qytetin e Strugës në shtëpinë e një 69 vjeçari dy gra kanë marr lëndime dhe kanë përfunduar në Spital.
“63 vjeçarja si rezultat i lëndimeve serioze është transferuar në Klinikën e Shkupit ndërsa gruaja tjetër në Spitalin e Strugës”, njofton policia e Strugës.
Njësiti Zjarrfikës i Strugës ka arritur të lokalizojë zjarrin, ndërkohë falë ndërhyrjes zjarrit nuk u lejua të shpërndahet në objektet përreth.
Nga policia shtojnë se akoma nuk dihen arsyet e shpërthimi të zjarrit.