ryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar sot takim me Lidhjen e Shoqatave të Turqve në Maqedoni “Matusiteb”.
Në këtë takim është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen organizatat joqeveritare në Maqedoni dhe mënyrat se si ato duhet të tejkalohen, pasi këto organizata – me projektet e tyre konkrete – janë në shërbim të popullatës.
“Gashi ka theksuar se BESA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar sektorin joqeveritar brenda të gjitha mundësive që i kanë si Lëvizje, sepse sektori civil është ai që përforcon demokracinë në shtet. Përfaqësuesit e “Matusiteb” dhe BESËS po ashtu janë dakorduar që urat e komunikimit mes tyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim që bashkëpunimi të shkojë gjithnjë në të mirë të qytetarëve në përgjithësi”,thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.