Kryesia e ngushtë e Forumit Rinor Shqiptarë ka përkrahur protestën e sotme të organizuar para Kuvendit të Maqedonisë të organizuar nga Këshilli Drejtësi për Almirin.
Kryetari i FRSH-së, Ariton Rama në rrjetin social facebook ka shkruar se Forumi Rinor Shqiptar do të jetë gjithmonë ballë çdo tendencë për ta thyer sistemin korruptiv dhe kriminel gjyqësor në vendin tonë.
Parimet esenciale të të drejtave të njeriut janë bazë e të drejtave ndërkombëtare dhe të kartës juridike të Bashkimi Evropian. Drejtësi për Almirin
Protesta u organizua para Kuvendit me qëllim përçimin e mesazhit për drejtësi, drejt Znj- Frederica Mogherini e dhe Z. Johanes Han të cilët në mëngjesin e sotëm vizituan Kuvendin e Maqedonisë./Almakos.com
M.I