Pasionet e ulëta, fushatat e zeza, tallje me fatin e qytetarëve, pengim i drejtësinë dhe keqpërdorim i proceseve gjyqësore, ishin tipar i sundimit kriminal 11 vjeçar të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, reagojnë nga LSDM-ja, transmeton Gazeta Express
“Sot, në një linjë të njëjtë vazhdon edhe pasardhësi i Gruevskit, Hristijan Mickosi, i cili me të njëjtin fjalor po përhap gënjeshtra dhe manipulime me intensitet të njëjtë, gjë që tregon se edhe ai është i burgosur i politikës së paraardhësit të tij.”, thonë nga kjo parti, duke shtuar se koha kur vendi kishte një kryeprokuror dhe një gjykatës, e që ky ishte Gruevski ka përfunduar.
“Ky nivel i ulët, i promovuar nga Mickoski flet shumë për të dhe për fat të keq ai edhe më tej vazhdon të largojë VMRO DPMNE nga progresi, nga demokracia, forca këto që po e shpiejnë përpara Maqedoninë. Është e qartë që Mickoski ende nuk mund të largohet nga matrica e vjetër, matrica e mundur, matrica e krijimit të urrejtjes, ndarjeve dhe konflikteve në shoqëri. Koha kur politika ndërhynte në gjyqësor, me një kryeprokuror dhe një gjykatës, e ky ishte Gruevski, koha kur proceset gjyqësore u urdhëroheshin dhe montoheshin në kabinetit e kryeministrit, ka përfunduar në kohën kur VMRO-DPMNE kaloi në opozitë. Maqedonia, pavarësisht se nuk i pëlqen Miskoskit dhe VMRO-DPMNE-së, është një shtet ligjor me një sundim jo-selektiv të ligjit dhe kushdo që ka kryer ndonjë shkelje të ligjeve është përgjegjës për veprimet e tyre”, përfundojnë reagimin nga LSDM-ja./Gazeta Express