Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska sot nuk shkoi në gjykimin për rastin ‘Tenk’ gjegjësisht për furnizimin me mercedesin luksoz, transmeton Almakos.
Mbrojtja e saj e arsyeton mungesën me një vërtetim mjeku për shtatzëni të rrezikshme.
Pas kontrollit të dokumentit mjekësor nga ana e PSP-së, prokurorët special kërkuan ndarjen e procedurës për Jankulloskën, gjegjësisht të gjykohet ndaras.
Mbrojtja e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe ish ndihmësit për punë të brendshme, Gjoko Popovski kundërshtoi kërkesën për ndarjen e procedurës pasi që mendojnë se Jankulloska është e rëndësishme për mbrojtjen e tyre. Gjykata shkoi në pauzë prej 45 minuta për të vendosur për kërkesën e PSP-së./Almakos/