Për shkak të Samitit digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot dhe nesër në Shkup, në hotelin “Aleksandar Palas” dhe në Vip Arenën “Boris Trajkovski”,është vendosur regjim i ri i komunikacionit për rreth këtyre objekteve, njofton SPB Shkup.
Me regjimin e veçante do të mbyllen dhe do të riorientohen për komunikacion rrugët “Jadranska magistralla”, “Skupi”, një pjesë nga bulevardet “8 Shtatori”, “Ilinden”, si dhe rrugët e tjera servisore që gravitojnë për rreth këtyre dy objekteve.
Po ashtu, regjim i veçante i komunikacionit është vendosur edhe për qarkoren tek autostrada deri tek Aeroporti i Shkupit.