Në Gjykatën Penale do të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike.Në këtë seancë do të dëshmojnë tetë persona.
Rasti “Tenk” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror. Sipas aktakuzës, nga shkurti deri në tetor të 2012, Gruevski kishte shfrytëzuar ndikimin e tij dhe ka kërkuar nga Jankullovska që të zbatohet furnizim publik për blerjen e një makine të blinduar me kushte luksoze “Mercedes S-600”, duke favorizuar operatorin ekonomik “M.A DOOEL” si përfaqësues gjeneral i brendit “Mercedes”. Jankullovska për të plotësuar kërkesën ka detyruar ndihmës ministrin që të bëj vepër penale dhe të keqpërdor detyrën. Në seancën e 15 marsit u dëgjuan tre dëshmitar, ndërsa pritet të dëgjohet edhe dëshmitari i katërt. (INA)