Një nga ligjet për të cilat VMRO-DPMNE dhe LSDM ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, është ai për mediat.
Dallimet mes këtyre dy partive politike janë në disa pika të ligjit, siç është pjesa që parashikon përfundimin e mandatit për anëtarët e këshillit programor të RTVM-së dhe anëtarët e këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, rreth mënyrës së konkurimit për të qenë anëtarë në këto këshille, rreth dhënies së koncesionive për hapjen e mediumeve të reja të mos jetë në dorë të Agjencisë së mediave.
Për të treguar qëndrimet e ndryshme nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, të hënën në seancën e Komisionit për Transport dhe Lidhje, do të propozojë 63 andamente.
“Ne themi që mandate të jetë fiks dhe jo, hipotetikisht, kur të vijë qeveri nëse nuk i leverdisin qëndrimet, t’u ndërpresë mandatin. Me këtë propozim ligj është futur sistem i mbyllur për konkurimin e atyre që dua të jenë anëtarë të këtyre këshillave të rinjë në RTVM dhe Agjencioni për shërbime audiovizuele. Ne propozojmë që mënyra e konkurimit të jetë më e hapur, rekomandimi nga institucioni të jetë bonus, por jo kusht për të lejuar konkurimin për të qenë anëtarë në këto këshille”- tha Zoran Ilioski, deputet I VMRO-DPMNE-së.
Ilioski thotë se VMRO-DPMNE-ja pse do ta mbështesë emërimin e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTVM-së dhe anëtarët e Agjencisë së Mediave, me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvend.
Amandamente do të parashtrohen edhe nga Lidhja Socialdemokrate dhe atë 11. Nga kjo parti do të propozojnë që zgjedhja e anëtarëve të rinjë të këshillave, përveç me 2/3 e votave, të bëhet edhe me Badenter.
“Kriteret e parapara në ligj së bashku me votimin në Kuvend me 2/3 e votave garantojnë zgjedhje jopolitike të anëtarëve të rinj, por ne në mënyrë plotësuese kemi sjell amendament për zgjedhjen e anëtarëve të ri me votim me bander duke dhënë kështu garanci të fortë për zgjedhjen e paanëshme – u shpreh Frosina Remenski, LSDM.
Ashtu si është Lidhja socialdemokrate, propozimi për Bandenter në emërimin e anëtarëve të ri të bordit të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave, përmes amandamenteve, vjen edhe nga BDI.
“Në tekstin aktual ata zgjidhen me 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ne kemi propozuar që përveç dy të tretave të vendoset edhe shumica e dyfishtë e badenterit në përzgjedhjen e këtyre individëve – theksoi Artan Grubi, BDI.
Ky ligj të hënën do t’i nënshtrohet leximit të dytë, në Komisionin për Transport dhe Lidhje ku do të ballafaqohet me dhjetra amandamente.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com