Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se raporti i fundit iprogresit të Maqedonisë që u publikua sot nga ana e BashkimitEvropian, znj. Mogerini dhe z. Hahn, është dëshmi më e mirë epunës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dheshumice parlamentare për tu bërë pjesë e familjes së BE.
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi ipakushtëzuar dhe i pastër, diçka që nuk i ka karakterizu raportete mëherrshme, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës sëderitanishme të kësaj qeverie dhe shumice parlamentare, nga anae institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE përprogresin e Maqedonisë, hap dyert e BE për caktimin e datës përbashkangjitjen e Maqedonisë në këtë familje të madhe, dhe nëkëtë mënyrë do të mund të realizohet qëllimi më sublim qëmban kohezionin e mbrendshëm të vendit.
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se nuk ka dyshim se na pret edhe shumë punë, por vlerëson se ky hap do të jetë njështytje e madhe jo vetëm për reformat, por edhe për mishërim tëplotë me ndryshimet dhe kërkesat që sjellin këto reforma, qëkanë qenë si parakushte për rumbullakësimin e kësaj rruge tëgjatë 13 vjeçare të pritjes para dyerve të BE. NATO dhe BE vazhdojnë të jenë dy forca twrheqëse për vendin, dhe ngelim me shpresë se tërheqja gravitacionale e këtyre dy forcave do tëtërheqin edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, me qëllimqë ky gadishull të shndërrohet në një vend stabil dhe paqësor.