Në seancën e sotme gjyqësore “Trajektorja” u refuzua kërkesa e palës mbrojtëse për ndërrimin e trupit gjykues.
Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova tha se duhet të prezantohen prova materiale ku një pjesë janë audio incizime.
Duke pas parasysh se incizimet përmbajnë edhe një pjesë të bisedave private, Stefanova kërkoi tërheqjen e disa bisedave.
Në rastin Trajektorja, janë të akuzuar Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore Lupço Georgievski./Alsat-M