Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me delegacionin e Republikës së Çekisë kryesuar nga nën- presidenti i Senatit çek, Jiri Shestak.
Takimi realizohet në një moment të rëndësishëm për aspiratat tona euro- atlantike respektivisht, në të njëjtën kohë me publikimin e Raportit të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Në këtë drejtim Osmani theksoi kënaqësi nga mbështetja e deritanishme për integrimin evropian të vendit nga ana e Çekisë, si në kuadër të Bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani shkurtimisht iu referua nëntë muajve të kaluar në të cilën Maqedonia me sukses realizoi agjendën reformuese, valorizimi i të cilit do të ndodhë sot, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e gjendjes në vend, ku edhe pritet rekomandim i pakushtëzuar për Republikën e Maqedonisë. “Sot përfundon edhe afati i realizimit të Planit 3-6-9 që përmbushi thelbin e tij dhe me implementimin e më shume se 90% nga reformat e parapara që Maqedoninë e kthyen në rrugën euro-atlantike”- theksoi Osmani, duke shtuar se zbatimi i suksesshëm i realizimit të Planit 3-6-9 që sot pritet të kurorëzohet me Raport më të mirë nga Komisioni Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit në rrugën euro-integruese.
Osmani theksoi se vendi mbetet në rrugën reformuese edhe pas përfundimit të Planit 3-6-9, edhe atë në drejtim të implementimit të proceseve që dalin nga Gjashtë iniciativat e strategjisë 20-25 të Komisionit, si dhe nga sugjerimet, komentet dhe vërejtjet të cilat i presim në Raportin e sotëm të Komisionit.