Në portalin Republika, i cili para dy viteve kishte pronar nga Belize, futet firma me kapital hungarez, transmeton Almakos.
Shoqëria për shërbime Adinamik Media DOOEL Shkup, i bashkohet pronarit të deritanishëm Done Donevski dhe bëhet pronar i ri i portalit.
Selia e kësaj firme, pronar i të cilës është hungarez, sipa të dhënave të Regjistrit Qëndror, gjendet në adresën e re me televizionin NOVA të biznesmenit Sead Kocan, në bulevardin Kiro Gligorov 4. Firma Adinamik Media është e formuar në shtatorin e vitit të kaluar me investim fillestar prej 180.000 euro, ndërsa pronar është Agnesh Adamik nga Budapesti.
Një kërkim i thjeshtë në google për të parë se kush është ky njeri që po futet në biznesin media, është i pasuksesshëm, pasi që si duket ky emër është përdorur shpesh në Hungari. Megjithatë është e dukshme lidhja e firmës Adamik dhe televizionit të Sead Kocan pasi që ata gjenden në adresën e njëjtë. Televizioni NOVA para disa kohësh ka ngel pa të punësuar për shkak të situatës së keqe financiare, ndërsa për momentin nuk dihet nëse është gjetur ndonjë blerës i mundshëm, edhe pse e njëjta është ofruar për shitje.
Përndryshe, pronar nga Hungaria vitin e kaluar fitoi edhe televizioni “Alfa” kur Peter Shac nga Budapesti u bë njëri prej pronarëve të televizionit maqedonas me koncesion nacional dhe prej atje u hap pyetja se cili është interesi i hungarezëve për të investuar në mediet maqedonase.
Javorja dhe portali Republika kanë qenë nga të parat që në opinion u lidhën me Belize dhe me fshehjen e pronësisë në of shor shtete. Republika, përmes firmës Iresine Limited e cila paraqitej si pronar, udhëhiqej ndaj kompanive tjera të afërta me ish strukturat në pushtet, kryesisht edhe me of shorin më të njohur maqedonas, Eksiko.
Në korrik të vitit 2016 nga pronësia e mediumit doli firma nga Belize si dhe i vetmi pronar lajmërohej Done Donevski, person i cili nuk është i eksponuar në opinion. Në vitin 2017 u mbyll javorja Republika, pa punë ngelën kryesisht kuadri teknik, si dhe shërbimi i marketingut të gazetës, ndërsa në funksion qëndroi vetëm portali./Almakos/