Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) ka nisur aktivitetet në Maqedoni duke blerë shkollën private Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i bordit drejtues të TMV-së, Mustafa Çaltılı, tha para gazetarëve se fondacioni ka fituar statusin e personit juridik në gjashtë vende të Ballkanit.
Çaltılı u shpreh se në vitin shkollor 2018-2019 do të nisin procesin arsimor në pesë shtete të Ballkanit, ndërsa ai veçmë ka filluar në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit në vitin shkollor 2017-2018.
Ai tha se liçensa për zhvillimin e procesit arsimor është fituar me shpallje në gazetën zyrtare të Maqedonisë pas lejes së aprovuar nga këshilli i ministrave.
“Procesin arsimor do ta fillojmë së pari në qytetin e Tetovës në Maqedoni. Fondacioni po përjeton edhe një nga ditët e lumtura. Me lejen e Zotit, do të nisim një proces edukativo-arsimor në një shkollë shumë të bukur në Tetovë”, u shpreh Çaltılı.
Woodrow Wilson School do të ofrohen shërbime për nxënësit në një hapësirë të mbyllur me sipërfaqe prej rreth 12.500 metra katrorë.