Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në qeveri mbajti një seancë konstituive të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, transmeton Almakos.
Ajo përfaqësuesve të organizatave qytetare i tha se anëtarët e qeverisë këto takime i shohin si mënyrë përmes së cilës me bashkëpunim me sektorin qytetar mund që të ndihmohet në realizimin e prioriteteve qeveritare.
“Ju shohim si aleat në luftën kundër shtetit të robëruar e cila nuk fitohet me zgjedhje, por fitohet përmes shumë reformave të rënda, dhimbshme ndonjëherë edhe të gjata”, ka thënë Shekerinska.
Sipas zëvendës kryeministres, Këshilli nuk është vetëm mjet i organizatave qytetare për arritjen e zërit dhe ndikimit, por edhe si mënyrë që deri te Qeveria të arrijnë sa më shumë informacione dhe mendime të ndryshme për një dialog të fuqishëm inklusiv./Almakos/
Data 03.09.2025
Aktuale
- Babai i Vasil Jovanovit thotë se nuk ndihet fajtor për rrezikim të sigurisë në komunikacion
- VIDEO/ Tre persona u plagosën me thika, dalin pamjet e sherrit masiv në lokal! Klientët largohen të tmerruar
- 69 persona kanë dorëzuar nisma për kandidatura të pavarura
- BDI: Punësime për shqiptarët ka vetëm për familjarët e Mexhitit
- Bujar Osmani: Ne veç drejtë do të punojmë
- “Lidëll” ndërton objekt edhe në Aerodrom, paralajmërohet kapitull i ri në shitjen me pakicë (PLT)
- Ministri i jashtëm bullgar i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh
- Sot nis aplikimi për shujtën studentore, studentët kërkojnë rritje për 10 denar