Hapet linja telefonike falas 080025555 ku gjatë orarit të punës mund të paraqiten parregullsi nën kompetenca të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH).
Këtë e bëri të ditur ISHSSH, e cila bënë mbikëqyrjen veçanërisht mbi miratimin e masave për paraqitje dhe ndërprerje të sëmundjeve ngjitëse në objektet që janë subjekt i mbikëqyrjes nga ISHSSH, indikacionet epidemiologjike në objektet e prodhimit dhe shitjes së ushqimeve; kompetenca për siguri të mjeteve për përdorim të gjerë si lodra për fëmijë, mjete për mbajtjen e higjienës, prodhime kozmetike, plotësimi i kushteve për kryerje të veprimtarisë në objekte të aspektit sanitar dhe inspektimit shëndetësor; kushtet sanitare-higjienike në objekte, hapësira, pajisjet dhe mjete të tjera ku kryhet veprimtari shëndetësore dhe veprime në sferën e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale, sportit dhe rekreacionit, transporti publik, hotelieri, turizëm, tregti dhe në fusha të tjera të biznesit.
Në sferën e sigurisë shëndetësore, Inspektorati, theksojnë prej atje, veçanërisht mbikëqyr realizimin e të drejtës së mbrojtjes shëndetësore, realizimin e të drejtës për sigurim shëndetësor, kryerjen e veprimtarive shëndetësore me miratim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektimin e orarit të punës në shtëpinë e shëndetit, mbajtjen e evidencës në shëndetësi, zbatimin e rregullave në shëndetësi (shëndeti mental, fekondim i asistuar bio-mjekësor, ndërprerja e shtatzënisë…) në fushën e të drejtave të pacientëve, mënyrën e procedimit me mbeturinat mjekësore në institucionet shëndetësore, zbatim të dispozitave për mbrojtje kundër pirjes së duhanit. /koha.mk/