Nga partia opozitare më e madhe VMRO-DPMNE kanë reaguar sot se LSDM-së dhe BDI-së nuk u interesojnë brengat e qytetareëve dhe varfëria e përditshme e tyre,si dhe cunami ekonomik në Republikën e Maqedonisë ende po vazhdon.
Po ashtu theksojnë se deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk e dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe janë vendosur në funksion të Zaevit Qeverisë së paaftë duke u mundësuar edhe më tej të pasurohen në mënyrë korruptive.
“Republika e Maqedonisë po fundoset në borxhe, ndërsa LSDM këtë po e fsheh nga qytetarët. Ministria e Financave po manipulon me numrat. Tek ata borxhi shtetëror ende është 38.7%, ndërsa realisht është 40.7%. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë më shumë të futur në borxh prej 200 milion euro në vitin 2017 krahasuar me atë në vitin 2016. Edhe një fakt tjetër erdhi nga Banka Botërore. Në vend të rritjes së parashikueshme të ekonomisë maqedonase për vitin 2018 prej 3.2%, ai tani është ulur në 2.3% gjegjësisht 100 milion euro më pak para për qytetarët e Republikës së Maqedonisë krahasuar me vitin 2017”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti gjithashtu thonë se qytetarët bëhen edhe më të varfër me këtë Qeveri, standardi bëhet edhe më katastrofal, ndërsa jeta e premtuar asesi të vjen. Nga VMRO-DPMNE po ashtu potencojnë se kjo Qeveri domsdo duhet të ikë dhe përfundimisht të vjen një shpresë e re për Republikën e Maqedonisë.